PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR SPAK
Hyrje
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (në vijim LDI) Autoriteti Publik (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim PP) publikon Programin e Transparencës (PT) të miratuar nga Drejtuesi i SPAK.
Prokuroria e Posaçme publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e
përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo
elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT së Prokurorisë së Posaçme janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u
bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në
konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim
të Prokurorisë së Posaçme. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit Prokuroria e Posaçme
vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me
efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit,
brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga PP, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e
publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e
informacionit, Prokuroria e Posaçme mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin
lehtësisht në informacionin publik.
Rreth autoritetit
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e SPAK
- CV-të dhe pagat e nëpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të PP, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të PP për të marrë vendime
- * Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e Spak (Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave - Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve).
- Shkarko Formularin e Kërkesës!
- Shkarko Formularin e Ankesës!
Kuadri ligjor rregullator
- Legjislacion ndërkombëtar
- Legjislacion kombëtar
- Akte nënligjore
- Rregullore
- Kodi i sjelljes
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
- Strategji
- Raport vjetor
- Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e SPAK dhe që prek publikun
Ligj Nr.119/2014 Për të drejtën e informimit
Ligj për mbrojtjen e të dhënave personale
E drejta për t’u informuar dhe për t’u ankuar
Koordinator për Marrëdhënien me Mediat: Dr. Xhuljeta Krasta
Biografi e shkurtër e Koordinatorit për Marrëdhënien me Mediat në SPAK
E-mail: [email protected]
Adresa: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë, Shqipëri, Postar 1000
Orari: E hënë – E premte 08:00-16:00
- * Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- * Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
- * Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Shkarko Formularin e Kërkesës! Sipas nenit 11 të LDI hapat që duhen ndjekur për një kërkesë për informim janë:
- -Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të LDI.
- Kërkesa për informim duhet të përmbajë: o emrin dhe mbiemrin e kërkuesit; o adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; o përshkrimin e informacionit që kërkohet; o formatin në të cilin preferohet informacioni; o çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
- Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
- Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
- ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit
- ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
- Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe autoritetit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi SPAK
-
*Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë
- Rezolutë e Shqipërisë 2021
- Rezolutë e Shqipërisë 2020
- Rezolutë e Shqipërisë 2019
- Planet strategjike të punës
- Raporte monitorimi/auditimi
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së SPAK
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të SPAK
- * Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitin e kaluar (sipas viteve)
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset (sipas viteve)
- Donacione, sponsorizime (sipas viteve)
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara*
Raporti i monitorimit Janar-Dhjetor 2020
Raporti i monitorimit Janar-Gusht 2021
Raporti i monitorimit Janar-Prill 2021
Raporti i monitorimit Janar-Dhjetor 2021Shërbimet që ofrohen nga SPAK
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të SPAK
- Njoftimi dhe konsultimi publik
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
- * Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve*
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
- Lista e dokumenteve që administrohen nga SPAK me afatet e ruajtjes
- Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
*SPAK administron dokumentacion në format: kopje fizike.
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga SPAK
Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga SPAK
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
- Njoftim 13.08.2021
- Njoftim 09.08.2021
- Njoftim 02.08.2021
- Raporte
- Publikime
- Statistika Publikime
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
SPAK vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.