Procesi Përzgjedhës
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përputhje me parashikimet e nenit 148/dh të Kushtetutës dhe legjislacionin në fuqi. Prokurorët emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit. Në përfundim të mandatit të prokurorit të posaçëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kthen atë në pozicionin e tij të mëparshëm ose në pozicione të lira në zyra të tjera të sistemit të prokurorisë, duke marrë përparësi mbi kandidatët e tjerë. Plotësimi i vendeve vakante pranë Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar bëhet i hapur dhe transparent, si me poshte:
a) Aplikimin, që në mënyrë të qartë parashikon minimumin e kualifikimeve për pozicionin dhe numrin e vendeve vakante b)njoftimin për aplikim që:
- publikohet të paktën dy javë përpara përfundimit të afatit të dorëzimit të tyre në website e institucionit
- specifikon afatin përfundimtar të aplikimit që është jo më pak se dy javë nga data e publikimit
- specifikon informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar për t’u dorëzuar bashkë me aplikimin
- specifikon procedurën për aplikimet dhe se ku duhen dorëzuar ato