Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreun IV të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Urdhërin Nr. 06 Prot., datë 05.01.2023 “Për miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar; procesverbalit Nr. B57 Prot., datë 07.02.2023 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,
KONSTATOVA SE:
- Kandidatët që kanë aplikuar sipas procedurës “Lëvizje Paralele”, në pozicionin Specialist në Sekretarinë Administrative nuk kaluar fazën e intervistës së strukturuar me gojë, nga komisionin e ngritur për këtë rast.
- Procedura mbyllet.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.