Njoftim për shpallje të kandidatit fitues në përfundim të procedurës “Ngritje në detyrë” dhe “Pranim në shërbimin civil” me kategori page II-b në pozicionin Drejtor i Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreun IV të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; si dhe Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 05.01.2023 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar; procesverbalit Nr. B39/1 Prot., datë 02.02.2023 i mbajtur nga ana e Komisionit të pranimit për “Ngritjen në detyrë” (KPND) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

 

 

URDHËROJ:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues pas fazës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë sipas procedurës “Ngritje në detyrë” dhe “Pranim në shërbimin civil” si më poshtë:

 

  • Julinda Mansaku kandidat fitues për pozicionin Drejtor i Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve

 

  1. Kandidati znj. Julinda Mansaku do ti nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar.
  2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.