Njoftim për shpallje të procedurës “Pranim në Shërbimin Civil” për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 6, nenin 7, nenin 17 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreut IV, Kreu V, i Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e Prokurorisë se Posacme; procesverbalit Nr. B23 Prot., datë 20.01.2023 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

 

URDHËROJ:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të procedurës “Pranim në Shërbimin Civil” për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë për kandidatët e mëposhtëm:

 

  • Mimoza Seferi
  • Nevila Bejkaj
  • Esmir Rringaj

 

  1. Testimi me shkrim dhe më pas intervista e struktururar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rruga: “Jordan Misja”, në datën 25.01.2023 (e mërkurr), ora 10:00.
  2. Kandidatët duhet të pajisen me mjetin e identifikimit ditën e provimit.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.