Njoftim për shpallje të procedurës “Ngritje në Detyrë” dhe “Pranim në Shërbimin Civil” për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë, për pozicionin Drejtor i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 3, pika 6, nenin 7, pika 2, shkronja “b”, nenin 15, pika 2, shkronja “a”, nenit 17, pika 1 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; nenin 2, shkronja “b”, nenin 13, pika 2, shkronja “b”, nenin 77, pika 1 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreun IV të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Kreun IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e prokurorisë, si dhe të Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 05.01.2023 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, i ndryshuar; procesverbalin Nr. B20 Prot., datë 18.01.2023 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

 

URDHËROJ:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të procedurës “Ngritje në Detyrë” dhe “Pranim në Shërbimin Civil” për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë për kandidatët e mëposhtëm:

 

  • Liljana Mamadhaj
  • Armand Shini

 

  1. Testimi me shkrim dhe më pas intervista e struktururar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rruga: “Jordan Misja”, në datën 24.01.2023 (e martë), ora 10:00.
  2. Kandidatët duhet të pajisen me mjetin e identifikimit ditën e provimit.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.