Njoftim për shpallje të lëvizjes paralele, ngritje në detyrë dhe pranim në shërbimin civil pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin Drejtor i Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenin 3, pika 6, nenin 7, pika 2, shkronja “b”, nenin 15, pika 2, shkronja “a”, nenin 17, pika 1, shkronja “b”, nenin 19 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar; nenin 2, shkronja “b”, nenin 13, pika 2, shkronja “b”, nenin 77, pika 1 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreun IV të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimin Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Kreun IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, si dhe duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e Prokurorisë së Posaçme,

URDHËROJ:

– Fillimin e procedurave për “Lëvizje paralele”, “Ngritje në detyrë” dhe “Pranim në shërbimin civil” për pozicionin: “Drejtor i Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve” – Kategoria: II-b

Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori nëpërmjet procedurës “Lëvizje paralele”.
Në rast se ky pozicion në përfundim të procedurës “Lëvizje Paralele” rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës “Ngritje në detyrë” dhe “Pranim në shërbimin civil” sipas nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, për kategorinë e mesme drejtuese.

PËR TË TRE PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

23/01/2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

• Drejton, organizon dhe bashkërendon punën me strukturat e tjera të sektorit në përmbushjen e detyrave të sektorit;
• Bashkërendon punën me strukturat e tjera të prokurorisë në ushtrim të funksioneve të sektorit;
• Kryen shpërndarjen e punës duke ruajtur raporte të drejta të ngarkesës së punës në sasi, cilësi e vështirësi, referuar kushtev dhe specifikave të Prokurorisë së Posaçme.

1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike;
b. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
c. Të kenë jo më pak se 6 (gjashtë) vite përvojë pune në pozicione drejtuese;
d. Të kenë jo më pak se 12 vite punë në profesionin e juristit në administratë shtetërore
e. Preferohet të ketë gradë/titull shkencor/ Master i Nivelit të II-të në Shkenca Juridike;
f. Të kenë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë të tij dhe atyre financiare;
a- Të zotërojnë njohuri të mira në 2 (dy) gjuhë të huaja, të vërtetuara me Diplomë/Çertifikatë vendase ose e huaj për mbrojtjen e gjuhës së huaj;
g. Të kenë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
h. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
i. Të mos jenë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.

1.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Dëshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Diplomë/Certifikatë e cila vërteton njohuri të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër;
15. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

23/01/2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

1.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
c) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
d) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
e) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;
f) Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:
• 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për rezultatet individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer;
• 60 pikë intervista me gojë.

1.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të ketë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi I i Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët gjithashtu duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

2. NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedures “Lëvizje paralele”, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedures “Ngritje në detyrë” në shërbimin civil.

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a. Të jetë shtetas shqiptar;
b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike;
b. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
c. Të kenë jo më pak se 6 (gjashtë) vite përvojë pune në pozicione drejtuese;
d. Të kenë jo më pak se 12 vite punë në profesionin e juristit në administratë shtetërore;
e. Preferohet të ketë gradë/titull shkencor/Master i Nivelit të II-të në Shkenca Juridike;
f. Të kenë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë të tij dhe atyre financiare;
g. Të zotërojnë njohuri të mira në 2 (dy) gjuhë të huaja, të vërtetuara me Diplomë/Çertifikatë vendase ose e huaj për mbrojtjen e gjuhës së huaj;
h. Të kenë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
i. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
j. Të mos jenë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.

2.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Dëshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Diplomë/Certifikatë e cila vërteton njohuri të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër;
15. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

23/01/2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: NGRITJE NË DETYRË

2.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
c) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
d) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
e) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;
f) Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:
• Vlerësim me shkrim (40 pikë).
• Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin ekonomik ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 20 pikë).
• Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën (deri në 40 pikë).

2.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të ketë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi I i Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët gjithashtu duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

3. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedures “Ngritje në detyrë”, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedures “Pranim në shërbimin civil”.

3.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike;
b. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
c. Të kenë jo më pak se 6 (gjashtë) vite përvojë pune në pozicione drejtuese;
d. Të kenë jo më pak se 12 vite punë në profesionin e juristit në administratë shtetërore;
e. Preferohet të ketë gradë/titull shkencor/ Master i Nivelit të II-të në Shkenca Juridike;
f. Të kenë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë të tij dhe atyre financiare;
g. Të zotërojnë njohuri të mira në 2 (dy) gjuhë të huaja, të vërtetuara me Diplomë/Çertifikatë vendase ose e huaj për mbrojtjen e gjuhës së huaj;
h. Të kenë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
i. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
j. Të mos jenë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.

3.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Dëshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Diplomë/Certifikatë e cila vërteton njohuri të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër;
15. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

23/01/2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

3.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë..
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

3.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
b) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i ndryshuar;
c) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
d) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
e) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;
f) Njohuri mbi Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

3.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:

• Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
• Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e ekonomisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 15 pikë)
• Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)

3.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme.
Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.