Njoftim për shpallje të lëvizjes paralele, ngritje në detyrë dhe pranim në shërbimin civil pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin Drejtor i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenit 3, pika 6, nenit 7, pika 2, shkronja “b”, nenit 15, pika 2, shkronja “a”, nenit 17, pika 1, shkronja “b” të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”; nenit 2, shkronja “b”, nenit 13, pika 2, shkronja “b”, nenit 77, pika 1 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; Kreut IV të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Kreut IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e prokurorisë,

 

URDHËROJ:

 

Fillimin e procedurave për lëvizje paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbimin civil për kategorinë e mesme drejtuese për pozicionin: Drejtor i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar – Kategoria: II-b

 

Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Në rast se ky pozicion rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës “Ngritje në detyrë” dhe pranimit në shërbimin civil sipas nenit 24, pika 6 të Ligjit Nr. Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, për kategorinë e mesme drejtuese.

 

PËR TË TRE PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

 

12/01/2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

 

  • Drejton koordinon, kontrollon, inspekton dhe ndjek aktivitetin ekonomiko-financiar të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përputhje me parimet, kriteret dhe legjislacionin financiar në fuqi;
  • Vendos ekuilibrat e duhura në zgjidhjen e problemeve të karakterit ekonomik që lidhen nëpërmjet sektorëve të ndryshëm;
  • Luan rol primar në kryerjen e reformave në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, veçanërisht kur ato kanë karakter të dukshëm financiar;
  • Përfaqëson Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në marrëdhënie me institucionet e tjera qëndrore, lokale dhe te varësisë si në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë dhe në Degën e Thesarit.
  • Harton Projekt buxhetin vjetor dhe PBA për Strukturën e Posaçme si dhe Detajimin e fondeve buxhetore të miratuar për Strukturën dhe sigurimin dhe përdorimit të tyre me efikasitet
  1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

  • Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;

 b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

 c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike.
  2. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  3. Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në pozicione drejtuese;
  4. Preferohet të ketë gradë/titull shkencor/kualifikime ne lidhje me fushen ekonomike
  5. Të ketë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e programeve financiare, kompjuterike;
  6. Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE, te vertetuara me mbrojtje te gjuhes.
  7. Të ketë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
  8. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  9. Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim;
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:

Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

 

12/01/2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

a) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

b) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;

c) Njohuritë mbi Ligjin Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar si dhe;

d) Njohuri mbi akte të tjera ligjore dhe nënligjore në kuadër të përmbushjes së vizionit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, planit strategjik dhe programit analitik vjetor të punës së saj.

 

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për rezultatet individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer;
  • 60 pikë intervista me gojë.
  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të ketë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi I i Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët gjithashtu duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

 

  1. NGRITJA NË DETYRË

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil.

 

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike.
  • Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në pozicione drejtuese;
  1. Preferohet të ketë gradë/titull shkencor/ kualifikime në lidhje me fushën ekonomike;
  • Të ketë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë të tij dhe atyre financiare;
  1. Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE-së; të vërtetuara me dëshmi të mbrojtjes së gjuhës/gjuhëve.
  2. Të ketë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.

 

2.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim;
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:

Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

 

12/01/2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për: NGRITJE NË DETYRË

 

2.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

2.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar si dhe;
  4. Njohuri mbi akte të tjera ligjore dhe nënligjore në kuadër të përmbushjes së vizionit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, planit strategjik dhe programit analitik vjetor të punës së saj.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:

  • Vlerësim me shkrim (40 pikë).
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin ekonomik ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën (deri në 20 pikë).
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën (deri në 40 pikë).

2.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të ketë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi I i Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët gjithashtu duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

 

  1. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedures për ngritje në detyrë, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

3.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike.
  • Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në pozicione drejtuese;
  1. Preferohet të ketë gradë/titull shkencor/ kualifikime në lidhje me fushën ekonomike;
  • Të ketë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, programeve bazë të tij dhe atyre financiare;
  1. Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE-së; të vërtetuara me dëshmi të mbrojtjes së gjuhës/gjuhëve.
  2. Të ketë figurë të pastër morale dhe profesionale dhe të mos jetë i/e dënuar me vendim gjykate të formës së prerë;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të mos jetë larguar nga shërbimi civil si rrjedhojë e masave disiplinore ose shkarkuar nga detyra.

 

3.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim;
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:

Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

 

12/01/2023

Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

3.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë..

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

3.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar si dhe;
  4. Njohuri mbi akte të tjera ligjore dhe nënligjore në kuadër të përmbushjes së vizionit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, planit strategjik dhe programit analitik vjetor të punës së saj.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

3.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:

 

  • Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e ekonomisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 15 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)

3.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme.

Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.