Për shpallje njoftimi për testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë për “Pranim në Shërbimin Civil”, në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë së Ekzekutimeve të Vendimeve Penale

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenit 3, pika 6, nenit 7, pika 2, shkronja “b”, nenit 15, pika 2, shkronja “a”, nenit 17, pika 1, shkronja “d” të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”; nenit 2, shkronja “b”, nenit 13, pika 2, shkronja “b”, nenit 77, pika 1 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; nenit 20, 21, 22 dhe nenit 24 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 07.01.2022 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procesverbalit Nr.418Prot., date 06.12.2022 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

 

URDHËROJ:

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të procedurës “Pranim në Shërbimin Civil” për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë për kandidatët e mëposhtëm:
  • Mimoza Seferi
  • Silvana Cani
  • Quintino Kodra
  1. Testimi me shkrim dhe më pas intervista e struktururar me gojë me Drejtuesin e Prokurorisë do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rruga: “Jordan Misja”, në datën 15.12.2022 (e enjte), në orën 10:00-11:00 për testimin me shkrim, dhe në orën 13:00-14:00 për intervistën e strukturuar me gojë.
  2. Kandidatët duhet të pajisen me mjetin e identifikimit ditën e provimit.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.