Për shpallje njoftimi për mbyllje të procedurës “Lëvizje Paralele” pranë sektorit të Sekretarisë së Ekzekutimeve të Vendimeve Penale

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur, bazuar në nenit 3, pika 6, nenit 7, pika 2, shkronja “b”, nenit 15, pika 2, shkronja “a”, nenit 17, pika 1, shkronja “d” të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”; nenit 2, shkronja “b”, nenit 13, pika 2, shkronja “b”, nenit 77, pika 1 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; nenit 20, 21, 22 dhe nenit 24 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 07.01.2022 “Për Miratimin e Strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

 

KONSTATOVA SE:

 

  1. Kandidati i vetëm z. Agustin Koca që u përzgjodh për intervistën e strukturuar me gojë në fazën e dytë sipas procedurës “Lëvizje Paralele”, në pozicionin Specialist në Sekretarinë e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale nuk u paraqit në orën e caktuar në shpalljen zyrtare të SPAK.
  2. Procedura mbyllet dhe do të rihapet pas një njoftimi të dytë.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.