Për shpallje njoftimi për intervistë të strukturuar me gojë për “Lëvizje paralele, për pozicionin specialist pranë Sekretarisë së Ekzekutimeve të Vendimeve Penale”

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur, bazuar nenit 3, pika 6, nenit 7, pika 2, shkronja “b”, nenit 15, pika 2, shkronja “a”, nenit 17, pika 1, shkronja “d” të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”; nenit 2, shkronja “b”, nenit 13, pika 2, shkronja “b”, nenit 77, pika 1 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; nenit 20, 21, 22 dhe nenit 24 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Urdhërit Nr. 06 Prot., datë 07.01.2022 “Për Miratimin e Strukturës Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

URDHËROJ:

1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të procedurësLëvizja Paralelepër intervistën e strukturuar me gojë për kandidatin:

Z. Agustin Koca

2. Intervista e struktururar me gojë do të zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rruga: “Jordan Misja”, në datën 14.12.2022 (e mërkurë), në orën 10:00.

3. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e intervistës.

4. Kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar sipas procedurës “Pranim në Shërbimin Civil”, do të informohen përmes një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

5. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.