Në referencë të Urdhërit Nr. 736/1 Prot., datë 11.11.2022, për fillimin e procedurave për lëvizje paralele ose pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin: “Specialist pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes” – Kategoria ekzekutive: III-b; nenit 22, pika 4 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ku parashikohet se: “Ndërlidhësi duhet të ketë të paktën pesë vite përvojë në fushën e drejtësisë, si dhe duhet të zotërojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze”, për shkak të një gabimi material respektivisht në pikën “1” “LËVIZJA PARALELE”, nënpika 1.1 nënparagrafi i dytë, shkronja “c”, si dhe në pikën “2” “PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL”, nënpika 2.1, nënparagrafi i dytë, shkronja “b”,
URDHËROJ:
- Korrigjimin e shkronjës “c”, paragrafi i dytë i nënpikës 1.1, pika 1 “LËVIZJA PARALELE” si më poshtë:
c- Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në fushën e drejtësisë.
- Korrigjimin e shkronjës “b”, paragrafi i dytë i nënpikës 2.1, pika 2 “PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL” si më poshtë:
b-Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në fushën e drejtësisë.
- Ndryshimin dhe zgjatjen e aftatit për dorëzimin e dokumenteve për “LËVIZJA PARALELE” dhe “PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL” për këtë pozicion deri në datën 01.12.2022.
- Publikimin e këtij urdhëri në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.