Shpallje të lëvizjes paralele dhe pranim në shërbimin civil pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin “Specialist pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetimet e Përbashkëta”

Në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenit 3, pika 6, nenit 7, pika 2, shkronja “b”, nenit 15, pika 2, shkronja “a”, nenit 17, pika 1, shkronja “d” dhe nenit 23 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”; nenit 2, shkronja “b”, nenit 13, pika 2, shkronja “b” dhe nenit 77, pika 1 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”; nenit 20, 21, 22 dhe nenit 24 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; Kreut IV të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, duke marrë në konsideratë organizimin e punës, marrjen e masave të nevojshme për mirëfunksionimin e prokurorisë,

 

URDHËROJ:

 

Fillimin e procedurave për lëvizje paralele ose pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin: “Specialist pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes” – Kategoria ekzekutive: III-b

 

Pozioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë. Në rast se ky pozicion rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës “Lëvizja Paralele” sipas Ligjit të Nëpunësit Civil.

Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të lëvizjes paralele, rezulton se është përsëri vakant, ai do të jetë i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

 

25/11/2022

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  • bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare;
  • cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë shtete të tjera;
  • mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë;
  • informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente;
  • merr kërkesat e shteteve të tjera për të bërë hetime të posaçme për çështjen penale, ndërmerr veprimet e nevojshme para gjykatave kompetente dhe ofron ndihmë ligjore në procedime për vepra penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale;
  • mbikëqyr veprimtarinë e organit kompetent të shtetit të huaj, që është i autorizuar të veprojë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në rast të një çështjeje penale urgjente, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë;
  • i dorëzon një raport përfundimtar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për veprimet e kryera, sipas parashikimit të shkronjës “b”, pika 2, të këtij neni. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mund të kërkojë praninë e një nëpunësi të huaj të autorizuar gjatë dorëzimit të raportit.

 

  1. LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë dhe nëpunësit civil të së njëjtës kategori të cilët bëjnë pjesë në shërbimin civil.

 

  • Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;

 b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.
  • Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të kenë të paktën 2 (dy) vite përvojë pune;
  • Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE-së (preferohet gjuha italiane), vërtetuar me Diplomë/Çertifikatë për mbrojtjen e gjuhës së huaj.

 

  • Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim;
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Diplomë/Çertifikatë e cila vërteton njohuri të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër të BE-së (preferohet gjuha italiane), vërtetuar me Diplomë/Çertifikatë për mbrojtjen e gjuhës së huaj.
  15. Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV-në e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:

Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

 

25/11/2022

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”;
  3. Njohuritë mbi ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
  4. Njohuritë mbi ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
  5. Njohuritë mbi ligjin Nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  6. Njohuritë mbi ligjin Nr. 10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështjet Penale”, i ndryshuar.

 

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtëm:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;

 

  • 60 pikë intervista me gojë.

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

 

  1. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e vecanta

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

g – Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Profesional” në Shkenca Juridike.

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

  • Të kenë të paktën 2 (dy) vite përvojë pune;
  • Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër të BE-së (preferohet gjuha italiane), vërtetuar me Diplomë/Çertifikatë për mbrojtjen e gjuhës së huaj.

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Diplomë/Çertifikatë e cila vërteton njohuri të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër të BE (preferohet gjuha italiane), vërtetuar me Diplomë/Çertifikatë për mbrojtjen e gjuhës së huaj.
  15. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:

Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi ligjin Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”;
  3. Njohuritë mbi ligjin Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
  4. Njohuritë mbi ligjin Nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.
  5. Njohuritë mbi ligjin Nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  6. Njohuritë mbi ligjin Nr. 10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështjet Penale”, i ndryshuar.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 15 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.