URDHËR

“Për shpallje njoftimi të kandidatit fitues në përfundim të procedurës “Lëvizja Paralele” për pozicionin Specialist Finance, Sektori i Financës, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”  i ndryshuar, si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015  i ndryshuar “Për pranimin, lëvizjen paralele dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare SPAK,

U R D H Ë R O J:

 

  1. Publikimin ne faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues në përfundim të procedurës “Levizja Paralele” pas fazës së intervistës së strukturuar me gojë si me poshtë:

    Znj. Iris Fatmir Et’hemaj, kandidat fitues në pozicionin Specialist Finance, Sektori i Financës, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, kategoria ekzekutive III-b;

 

  1. Kandidati do t’i nënshtrohen verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 i ndryshuar “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

 

  1. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.