“Për shpallje njoftimi për mbylljen e procedurave të punësimit për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin Specialist IT Programues pranë Sektorit të Sistemeve në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit”
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare SPAK,
KONSTATOVA SE:
- Nuk ka kandidat i/e cili/a ka kandiduar për procedurën “Lëvizja Paralele” dhe “Pranim në Shërbimin Civil” në pozicionin Specialist IT
- Procedura mbyllet dhe do të rihapet pas një njoftimi të dytë.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.