NJOFTIM

Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në pozicionin Specialist Finance pranë Sektorit të Financës dhe Menaxhimit Financiar në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar.

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Nenit 77 i Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar i Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive në pozicionin:

1 (Një) Specialist Finance pranë pranë Sektorit të Financës dhe Menaxhimit Financiar – Kategoria ekzekutive III-b

 

Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë për procedurën “Lëvizja Paralele brenda sistemit të prokurorisë”.

 

Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele brenda sistemit të prokurorisë, rezulton se është ende pozicion vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së lëvizja paralele për institucione të cilat rregullohen me Ligjin e Nëpunësit Civil ose të procedurës së Pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

 

11/08/2022 deri në 22/08/2022

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE BRENDA SISTEMIT TË PROKURORISË

 

22/08/2022 deri në 05/09/2022

Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE PËR INSTITUCIONE QË RREGULLOHEN ME LIGJIN E NËPUNËSIT CIVIL

 

22/08/2022 deri në 05/09/2022

Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Ndjek dhe zbaton procedurat ligjore për hartimin e urdhër-shpenzimeve për kryerjen e pagesave në degën e thesarit dhe në bankë në bazë të parimit të kujdesit dhe mirëadministrimit të fondeve publike;
  2. Harton në mënyrë periodike listëpagesat e punonjësve për pagat, sigurimet shoqërore, shëndetësore, tatimin mbi pagë, si dhe ndjek dërgimin e tyrë në institucionet përkatëse;
  3. Zbaton procedurat ligjore në lidhje me lëshimin e vërtetimeve të ndryshme për pagat;
  4. Siguron bazën materiale, mbledhje kërkesash për funksionimin sa më normal të punës së institucionit;
  5. Ndjek dhe llogarit të gjitha shpenzimet e institucionit, sipas zërave të buxhetit;
  6. Kontribuon në përgatitjen e pasqyrave financiare etj.

 

 

  1. LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë dhe më pas nëpunësit civil të cilët bëjnë pjesë në shërbimin civil.

 

1.1 Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive), vërtetuar me vendimin e konfirmimit të statusit;

b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor ” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e financës;
  • Preferohet të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze vërtetuar me çertifikatë;
  • Preferohet të kenë çertifikata të ndryshme trajnimi në fushën e financës.

 

1.2       Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit  

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë çertifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Deshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqupërisë” i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi Ligjin nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shteti” i ndryshuar;
  4. Udhëzimin nr. 9, datë 20.07.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”.

 

1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • 40 pike per dokumentacionin e dorezuar, i ndare ne 20 pike per pervojen, 10 pike per trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushen perkatese, si dhe 10 pike per certifikimin pozitiv;
  • 60 pike intervista me goje.

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posacme për rezultatet.

Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posacme.

 

  1. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e vecanta

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

g – Të plotësojë kërkesat e posacme për nivelin e arsimit, përvojës, dhe kërkesat e tjera të posacme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor ” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  2. Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën financiare;
  3. Preferohet të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze vërtetuar me çertifikatë;
  4. Preferohet të kenë çertifikata të ndryshme trajnimi në fushën e financës;
  5. Preferohet të zotërojë të paktën një vit eksperiencë në prokurori ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me prokurorinë (mbështetur në nenin 76, pika 5 të Ligjit nr. 97/2016).

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Deshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim si dhe intervista e strukturuar me gojë. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

a- Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar;

b- Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqupërisë” i ndryshuar;

c- Njohuritë mbi Ligjin nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shteti” i ndryshuar;

  • Udhëzimin nr. 9, datë 20.07.2018 “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
  • Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 15 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e SPAK.