Shpallje për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në pozicionin Përgjegjës Sektori i Sistemeve pranë Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit.

Në zbatim të Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Nenit 77 i Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar i Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese në pozicionin:

1 (Një) Përgjegjës Sektori i Sistemeve pranë Drejtorisë së Teknologjisë së  Informacionit – Kategoria e ulët drejtuese III-a

Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë për procedurën “Lëvizja Paralele brenda sistemit të prokurorisë” dhe “Ngritja në detyrë brenda sistemit të prokurorisë”.

. Në rast se ky pozicion rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procëdurës “Lëvizja Paralele” apo “Ngritja në detyrë” sipas Ligjit të Nëpunësit Civil.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJA PARALELE, NGRITJA NË DETYRË) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

 

­­08/07/2022

Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën: LËVIZJA PARALELE DHE NGRITJA NË DETYRË BRENDA SISTEMIT TË PROKURORISË

 

08/07/2022 deri në 22/07/2022

Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën: LËVIZJA PARALELE DHE NGRITJA NË DETYRË PËR INSTITUCIONE QË RREGULLOHEN ME LIGJIN E NËPUNËSIT CIVIL

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  • Menaxhon dhe mirëmban infrastrukturën fizike dhe virtuale të serverave;
  • Mirëmban dhe menaxhon postën elektronike, serverat, sistemet antivirus, back up etj
  • Ofron zgjidhje të reja teknologji dhe softëare për përmirësimin e sistemeve të informacionit;
  • Siguron shërbime mbështetëse që lidhen me menaxhimin e sigurisë dhe rreziqeve;
  • Harton specifikime, implementon dhe përdor programe që përmbushin nevojat e përdoruesve etj.

 

  1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

  • Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar shoqëruar me vendimin e konfirmimit;

b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën Inxhinieri Elektronike/ Informatike/Sisteme Informacioni;
  2. Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë;
  3. Preferohet të zotërojnë të paktën një certifikatë për sistemet operative, ëindoës server 2012-2022;
  4. Të zotërojë të paktën një çertifiktë për systemin MS-Exchange server 2010-2022;
  5. Të zotërojë eksperiencë ne platformat e virtualizimit VMëare dhe Hyper-V dhe sistemet backup;
  6. Të ketë njohuri të gjuhës angleze të vërtetuar me një çertifikatë;

 

  • Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Deshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht peranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga “Jordan Misja”, Nr 1, Tiranë 1000.

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet vlerësimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuri mbi Ligjin nr.10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;
  2. Njohuri mbi Ligjin nr.10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
  3. Njohuri mbi Ligjin nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  4. Njohuri mbi legjislacionin për krimin kibernitik (ëëë.akshi.gov.al/Legjislacioni);
  5. Rregullore për përdorimin e postës elektronike në administratën publike;

6.Legjislacioni në fuqi në lidhje me sigurinë e infromacionit (https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html)

 

1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e poziivonit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • Dokumentacioni i dorezuar, i ndare ne 20 pike per pervojen; 10 pike per trajnime apo kualifikime te lidhura ne fushen perkatese, dhe 10 pike per çertifikimin pozitiv ose per vleresimet e rezultateve individuale ne pune kur proçesi i çertifikimit nuk eshte kryer.
  • Intervistën e strukturuar me gojë (60 pike)

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të këtë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit 95/2016.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posacme, për rezultatet (nëpërmjet adresës së emailit). Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posacme.

 

  1. NGRITJA NË DETYRË

 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Ky informacion do të merret në faqen e SPAK.

 

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar shoqëruar me vendimin e konfirmimit;
  2. Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën Inxhinieri Elektronike/ Informatike/Sisteme Informacioni;
  3. Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e Inxhinierisë;
  4. Preferohet të zotërojnë të paktën një certifikatë për sistemet operative, ëindoës server 2012-2022;
  5. Të zotërojë të paktën një çertifiktë për systemin MS-Exchange server 2010-2022;
  6. Të zotërojë eksperiencë ne platformat e virtualizimit VMëare dhe Hyper-V dhe sistemet backup;
  7. Të ketë njohuri të gjuhës angleze të vërtetuar me një çertifikatë;

 

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
  2. Kërkesë për punësim
  3. CV të detajuar së bashku me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Deshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitice apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga SPAK, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Njohuri mbi Ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;
  2. Njohuri mbi Ligjin nr. 10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;
  3. Njohuri mbi Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
  4. Njohuri mbi legjislacionin për krimin kibernitik (ëëë.akshi.gov.al/Legjislacioni);
  5. Rregullore për përdorimin e postës elektronike në administratën publike;

6.Legjislacioni në fuqi në lidhje me sigurinë e infromacionit (https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html)

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

  • Mënyra ë vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:

  • Vlerësim me shkrim. (40 pikë)
  • Dokumentacioni i dorezuar (20 pikë)
  • Intervistën e strukturuar me gojë (40 pike)

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e SPAK.