Njoftim për testimin me shkrim në pozicionin Hetues Financiar

MBI ZHVILLIMIN E TESTIMIT ME SHKRIM PËR PROÇEDURËN E KONKURIMIT PËR HETUES NË SEKTORIN E HETIMIT FINANCIAR NË PROKURORINË E POSAÇME

 

 

Komisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka zhvilluar fazën e parë të vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar në proçedurën e konkurimit për hetues në Sektorin e Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme, njofton të gjithë kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e testimit me shkrim, si fazë e dytë e proçedurës së konkurimit.

 

Testimi me shkrim për kandidatët që konkurojnë për hetues në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet ditën e premte, në datën 01.07.2022, ora 09.00.

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me adresë: Rruga “Ana Komnena”, godina “Poli i Drejtësisë” , Tiranë.

 

Kandidatët duhet të paraqiten në adresën e mësipërme në orën 8:30, me dokument identifikimi.