U R D H Ë R
“Për shpallje njoftimi të kandidatit fitues për pozicionin Specialist Prokurimesh”
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare SPAK,
U R D H Ë R O J:
- Publikimin ne faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues për Kalina Andrea Rafaili, kandidat fitues në pozicionin Specialist Prokurimesh, Sektori i Buxhetit dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, kategoria ekzekutive III-b;
- Kandidati do t’i nënshtrohen verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 i ndryshuar “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
- Kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion duhet të paraqiten pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore për të tërhequr dokumentacionin e dorëzuar.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.