U R D H Ë R
“Për shpallje njoftimi për moskualifikimin e kandidatit në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Menaxhimit të Aseteve”
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar “Për plotësimin e vendeve të ulta në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Proces-verbalit Nr. 126 Prot, datë 14.06.2022 i mbajtur nga ana e Komisonit për fazën e testimit me shkrim, si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare SPAK,
U R D H Ë R O J:
- Publikimin ne faqen zyrtare të SPAK të kandidatit të skualifikuar Brunilda Paja, për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Menaxhimit të Aseteve, kategoria e ulët drejtuese III-a;
- Vendimi i skualifikimit i referohet proces-verbalit të mbajtur nga ana e Komisonit të ngritur për fazën e testimit me shkrim;
- Kjo procedurë mbyllet dhe do të rihapet pas një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme;
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.