URDHËR

U R D H Ë R

 

“Për shpallje njoftimi në faqen zyrtare të Spak për pozicionin Specialist Prokurimesh’’

 

Në zbatim të Ligjit Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, Proces-verbalit Nr. 113 Prot., datë 30.05.2022 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare SPAK,

U R D H Ë R O J:

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK për fazën e testimit me shkrim si dhe intervistës së strukturuar me gojë në datën 15.06.2022(e mërkurë) në orën 11:00-12:00 për testimin me shkrim dhe në orën 12:30-13:30 për intervistën e strukturuar me gojë për:
  • Znj. Kalina Andrea Rafaili kandidat për pozicionin Specialist Prokurimesh, pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, kategoria ekzekutive III-b;
  1. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e testimit.
  2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëhere.