URDHËR

U R D H Ë R

“Për shpallje njoftimi në faqen zyrtare të Spak për fazën e testimit me shkrim si dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Menaxhimit të Aseteve, kategoria e ulët drejtuese III-a”

 

Në zbatim të Ligjit Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së 242 datë 18.03.2015 i ndryshuar, Proces-verbalit Nr. 110 Prot., datë 23.05.2022 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare SPAK,

U R D H Ë R O J:

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të procedurës “Ngritja në detyrë” për fazën e testimit me shkrim si dhe intervistës së strukturuar me gojë për kandidatin si më poshtë:
  • Brunilda Shaban Paja kandidat për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Menaxhimit të Aseteve pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, kategoria e ulët drejtuese III-a;
  1. Testimi me shkrim si dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjedisin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 14.06.2022(e martë) në orën 11:00-12:00 për testimin me shkrim dhe në orën 12:30-13:30 për intervistën e strukturuar me gojë.
  2. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e testimit.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëhere.