“Për shpallje njoftimi pas fazes së verifikimit paraprak të dokumenteve në pozicionin Specialist Prokurimesh, në Sektorit të Buxhetit dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, kategoria ekzekutive III-b”
Në zbatim të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar si dhe process-verbalit të mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar), process-verbal Nr. 113 Prot, datë 30.05.2022,
U R D H Ë R O J:
- Publikimin në faqen zyrtare të Spak të kandidatit që kalon në fazat e tjera të konkurimit për:
Znj. Kalina Andrea Rafaili.
- Testimi me shkrim si dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”;
- Kandidati do të njoftohet përmes një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme për datën dhe orën e testimit me shkrim si dhe intervistës së strukturuar me gojë.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.