URDHËR

U R D H Ë R

 

“Për shpallje njoftimi në faqen zyrtare të Spak për vazhdimin e konkurimit në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, Kategoria e ulët drejtuese III-a/1”

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, process-verbalit të mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar), process-verbal Nr. 101 Prot, datë 13.05.2022, njoftimeve në faqen zyrtare të Spak si dhe kërkesës për dorëheqje të z. Nezir Hoxha, protokolluar pranë Prokurorisë së Posaçme me Nr. 4452 Prot, datë 26.05.2022,

 

U R D H Ë RO J:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të Spak se procedura e punësimit në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve Mbeshtetëse, kategoria e ulët drejtuese III-a/1 do të vijojë e hapur për konkurentët e tjerë, për shkak të dorëheqjes nga ana e konkurentit fitues, pas fazës së intervistës së strukturuar me gojë sipas parashikimeve që përcakton “Lëvizja Paralele”.

 

  1. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.