U R D H Ë R

“Për shpallje njoftimi pas fazës së verifikimit paraprak te dokumentacionit, në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Financës dhe Menaxhimit të Aseteve pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, kategoria e ulët drejtuese III-a”

 

Në zbatim të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe process-verbalit të mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar), process-verbal Nr. 110 Prot, datë 23.05.2022

U R D H Ë R O J:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të Spak të kandidatit fitues pas fazës së verifikimit paraprak të dokumentacionit të dorëzuar për:

Znj. Brunilda Shaban Paja;

  1. Brunilda Paja kandidon sipas procedurës “Ngritja në Detyrë” si dhe do t’i nënshtrohet procedurës mbi fazën e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë;
  2. Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja, Nr. 1, Tiranë” pas një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme në faqen zyrtare të Spak mbi datën dhe orën e saktë.
  3. Kandidati duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
  4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.