NJOFTIM

Shpallje për punësim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në pozicionin Përgjegjës pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, kategoria e ulët drejtuese III-a/1.

Në zbatim të Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për te Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Nenit 77 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e punësimit në pozicionin:

Një (1) Përgjegjës pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e ulët drejtuese III-a/1.

04/05/2022

Afati për dorëzimin e dokumenteve

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  1. Të monitorojë procesin e përdorimit së aktiveve materiale të Prokurorisë së Posaçme.
  2. Në menaxhojë grafikun e lëvizjes së mjeteve për nevoja të Prokurorëve, Hetuesve, Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe administratës së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  3. Të mbaje evidence mbi normat e konsumit të automjeteve, autorizimet e lëvizjes së shoferave dhe menaxhimin e karburantit gjendje në magazinën e institucionit.
  4. Të mbaje evidencë mbi defektet e automjeteve, godinës dhe aseteve të tjera të institucionit për ti raportuar në nevojën për mirëmbajtje.
  5. Të administrojë problematikat e shërbimeve të tjera mbështetëse në Prokurorinë e Posaçme.
  6. Organizon dhe ndjek në vazhdimësi ruajtjen dhe administrimin e aktiveve materiale në pronësi të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  7. Siguron kushtet dhe bazën materiale të nevojshme për funksionimin normal të sistemit te ndriçimit, lidhjeve telefonike, ngrohjes, pastrimit etj.
  8. Organizon dhe përgjigjet për funksionimin normal të shërbimit të informacionit në Prokurorinë e Posaçme.
    • Kushtet dhe kriteret e veçanta:
  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori vertetuar me vendimin e konfirmimit të statusit, ose të një kategorie më të ulët vertetuar me vendimin e konfirmimit të statusit ose të gjithë kandidatët të cilët janë jashtë sistemit të sherbimit civil që plotësojne kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21 të Ligjit 152/2013.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë vlerësimin e fundit “mirë” ose “shumë mirë”
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Inxhinierike;
  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e inxhinierisë mekanike;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

1.2 Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të Spak;
  • Kërkesë për punësim;
  • CV të detajuar bashkë me një foto;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjës gjyqësore;
  • Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  • Kopje të noterizuar e Diplomës së Shkollës së lartë (përfshirë dhe çertifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  • Fotokopje e Librezës së punës;
  • Vërtetim banimi;
  • Çdo dokument tjetër e cila verteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të permenduar në CV e kandidatit;

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

 

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak.

 

Në faqen zyrtare të Spak do të shpallet lista e kandidatëve të cilët plotësojne kushtet dhe kërkesat e posaçme si dhe datën, vendin dhe orën e saktë se ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë. Në të njëjtën datë, kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar.

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

Eksperiencën e tyre të mëparshme;

Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Të githë kandidatët pjesëmarrës ne këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

 

 

 

 

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme