NJOFTIM

Shpallje për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në pozicionin Përgjegjës Sektori i Buxhetit dhe Prokurimeve pranë Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar.

Në zbatim të Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Nenit 77 i Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar i Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese në pozicionin:

1 (Një) Përgjegjës Sektori i Buxhetit dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar- Kategoria e ulët drejtuese III-a

Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë për procedurën “Lëvizja Paralele brenda sistemit të prokurorisë” dhe “Ngritja në detyrë brenda sistemit të prokurorisë”

Në rast se ky pozicion rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës “Lëvizja Paralele” apo “Ngritja në detyrë” sipas Ligjit të Nëpunësit Civil.

PËR PROCEDURËN LËVIZJA PARALELE SI DHE NGRITJA NË DETYRË APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

 

04/05/2022

Afati për dorëzimin e dokumenteve për procedurën: LËVIZJA PARALELE DHE NGRITJA NË DETYRË BRENDA SISTEMIT TË PROKURORISË

 

04/05/2022 deri në 11/05/2022

Afati për dorëzimin e dokumenteve për: LËVIZJA PARALELE DHE NGRITJA NË DETYRË PËR INSTITUCIONE QË RREGULLOHEN ME LIGJIN E NËPUNËSIT CIVIL

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Harton dhe koordinon procesin e punës për Programin Buxhetor Afatmesëm, sipas fazave të tij, bazuar në parashikimin e politikave prioritare dhe mundësitë e mbulimit të tyre me fonde buxhetore për programin buxhetor “Veprimtaria e SPAK” të Strukturës së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke bashkëpunuar me Ekipin e Menaxhimit të Programit dhe Grupin e Menaxhimit Strategjik për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm;
  • Ndjek procesin e punës dhe këshillon mbi përgatitjen e Projekt-buxhetit vjetor të Strukturës së Posaçme Kunër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin pasardhës, si pjesë përbërëse e Programit Buxhetor Afatmesëm, duke bashkëpunuar me EMP, GMS dhe Byronë Kombëtare të Hetimit;
  • Ndjek dhe kontrollon procesin e punës mbi kryerjen e detajimit të fondeve buxhetore vjetore dhe limitin e tyre, sipas programit, sipas llogarive shpenzuese, të miratuara me ligjin vjetor të buxhetit, si dhe bën rakordimet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit;
  • Mbikëqyr procesin e detajimit të fondit të veçantë, të akorduar në nivel të njësive shpenzuese, sipas strukturës përkatëse buxhetore të sistemit të Strukturës së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe monitorimin e përdorimit të tij sipas nevojave;
  • Monitoron shpenzimet buxhetore që kryen Prokuroria e Posacme dhe shqyrton dokumentin përmbledhës të monitorimit të shpenzimeve për Strukturën e Posacme Kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ku përfshihet Prokuroria e Posacme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, duke propozuar rishpërndarjen e fondeve në njësitë shpenzuese, sipas nevojave dhe në projektet prioritare të investimeve;
  • Ndjek procedurat e hartimit të regjistrit të prokurimve, urdherave për komisionet dhe kontratën e mallrave apo shërbimeve;
  • Kryen rakordimin ndërmjet palanit të miratuar të buxhetit dhe ecurisë së relaizimit të procedurave të prokurimit në SPAK.

 

 

  1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë dhe më pas nëpunësit civil të cilët bëjnë pjesë në shërbimin civil.

 

  • Kushtet për lëvizjen parale dhe kriteret e veçanta:
  1. Të jetë nëpuës civilë të konfirmuar, brenda së njejtës kategori, vërtetuar me vendimin e konfirmit të statusit.
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
  4. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose ekuivalenten e sistemit arsimor 4-vjeçar në Shkenca Ekonomike. Në sistemin e ri universitar edhe Bachelor duhet të ketë të përfunduar në Shkenca Ekonomike;
  5. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit financiar publik;

 

  • Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të Spak;
  2. Kërkesë për punësim;
  3. CV të detajuar bashkë me një foto;
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vetëdeklarim të gjendjës gjyqësore;
  7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  8. Kopje të noterizuar e Diplomës së Shkollës së lartë (përfshirë dhe çertifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
  9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. Dëshmi penaliteti;
  11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  12. Fotokopje e Librezës së punës;
  13. Vërtetim banimi;
  14. Çdo dokument tjetër e cila verteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të permenduar në CV e kandidatit;

 

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak.

Në faqen zyrtare të Spak do të shpallet lista e kandidatëve të cilët plotësojne kushtet dhe kërkesat e posaçme si dhe datën, vendin dhe orën e saktë se ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë. Në të njëjtën datë, kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për levizjen paralele do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, ” “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”
  4. Njohurite mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
  5. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 7, datë 28.02.2018, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për procedurat standarde të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm”
  6. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për procedurat standarde të monitorimit të buxhetit për njësitë e qeverisjes qendrore”,
  7. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 9, datë 20.03.2018, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, i ndryshuar.

 

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë, aftësitë, aspiratat, motivimin etj si më poshtë:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë në 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura në fushën përkatëse si dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv;
  • 60 pikë intervista e strukturuar me gojë.

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të githë kandidatët pjesëmarrës ne këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme.

Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme për të marrë këtë informacion.

 

 

  1. NGRITJA NË DETYRË

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

 

  • Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjës në detyrë dhe kriteret e veçanta.
  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë III-b, vërtetuar me vendimin e konfirmimit të statusit.
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;
  4. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose ekuivalenten e sistemit arsimor 4-vjeçar në Shkenca Ekonomike. Në sistemin e ri universitar edhe Bachelor duhet të ketë të përfunduar në Shkenca Ekonomike.
  5. Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit financiar publik.

 

  • Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të Spak;
  • Kërkesë për punësim;
  • CV të detajuar bashkë me një foto;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjës gjyqësore;
  • Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
  • Kopje të noterizuar e Diplomës së Shkollës së lartë (përfshirë dhe çertifikatën e notave) 4 (katër) vjeçar ose 3+2;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vertetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
  • Fotokopje e Librezës së punës;
  • Vërtetim banimi;
  • Çdo dokument tjetër e cila verteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të permenduar në CV e kandidatit;

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme pranë Zyrës së Protokollit në adresën: Rruga: “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

 

  • Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak.

Në faqen zyrtare të Spak do të shpallet lista e kandidatëve të cilët plotësojne kushtet dhe kërkesat e posaçme si dhe datën, vendin dhe orën e saktë se ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë. Në të njëjtën datë, kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për levizjen paralele do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

  • Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista.

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008, ” “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar;
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin Publik”
  4. Njohurite mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”
  5. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 7, datë 28.02.2018, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për procedurat standarde të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm”
  6. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për procedurat standarde të monitorimit të buxhetit për njësitë e qeverisjes qendrore”,
  7. Njohuritë mbi Udhëzimin nr. 9, datë 20.03.2018, të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë “Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”, i ndryshuar.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  2. Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

 

  • Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posaçme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen e Prokurorisë së Posaçme.Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme.

 

 

 

 

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme