Për shpallje njoftimi të kandidatit fitues në përfundim të procedurës: “Lëvizja Paralele”, për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative në faqen zyrtare të SPAK”
Në zbatim të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar “Për pranimin, lëvizja paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,
U R D H Ë R O J:
- Publikimin ne faqen zyrtare të Spak të kandidatëve fitues pas fazës së intervistës së strukturuar me gojë sipas procedurës “Levizja Paralele” si më poshtë:
Znj. Alba Vodo, kandidate fituese në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative;
Znj. Erjona Torba, kandidate fituese në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative;
Znj. Qerime Boduri, kandidate fituese në pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative.
- Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nënit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”;
- Kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar për këtë pozicion nëpërmjet procedurës “Pranim në shërbimin civil” mund të paraqiten prane Prokurorisë së Posaçme për të tërhequr dokumentacionin;
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.