Në zbatim të Ligjit Nr 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,
U R DH Ë R O J:
- Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të proçedurës “Lëvizja Paralele” për intervistën e strukturuar me gojë për kandidatët si më poshtë:
Znj. Alba Vodo;
Znj. Erjona Torba;
Znj. Qerime Boduri
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 08.04.2022 (e premte) në orën 10:00.
- Kandidatët duhet të pajiset me mjetin e identifikimit ditën e intervistës.
- Kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar sipas proçedurës “Pranim në Shërbim Civil” do të informohen përmes një njoftimi të dytë nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.