URDHËR

“Për shpallje njoftimi mbi skualifikimin e kandidatit pas fazës së intervistës së strukturuar me gojë në pozicionin Specialist Ndërlidhës pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta në faqen zyrtare të Spak”

 

Në mbështetje të ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe njoftimeve në faqen zyrtare SPAK,

U R DH Ë R O J:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të Spak se kandidati znj. Teuta Tefik Mboqe nuk përzgjidhet si kandidat fitues pasi nuk plotëson kriteret mbi njohuritë e gjuhës angleze;

 

  1. Proçedura mbyllet dhe do të rihapet pas një njoftimi të dytë;

 

  1. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.