Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Institucioneve Homologe: SPAK-ut dhe DNA-së Rumune

Më datë 03.03.2022  Delegacion i SPAK, i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, z. Arben Kraja, Shefit të Seksionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hetim i Përbashkët, z. Ened Nakuçi  kryen  një vizitë në Bukuresht të Rumanisë me qëllim përforcimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Delegacioni i SPAK-ut kreu një numër takimesh si vijon: takim me përfaqësuesit e Drejtorisë së Hetimit për Krimin e Oganizuar dhe Terrorizmin në Rumani (DIICOT) përfaqësuar nga: Drejtuese e Prokurorisë kundër Krimit të Oganizuar dhe Terrorizmit (DIICOT), znj. Oana Daniela Patu e cila prezantoi edhe institucionin dhe punën, Shefe Seksioni e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (DIICOT), znj. Camelia Stoina dhe Prokurore znj. Narcisa Kelemen.

Gjithashtu Delegacioni i SPAK u takua me përfaqësues të Drejtorisë Kombëtare Antikorrupsion në Rumani (DNA), Drejtuesin e Prokurorisë së DNA-së, z. Crin Nicu Bologa, me Zëvendës/drejtuesen e DNA-së, prokurore Madalina Scarlat, me kancelaren e DNA-së, znj. Anca Jurma, dhe Shefin e Seksionit Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (DNA), z. Costin Varlan.

Në këtë takim mbajtën fjalën Drejtuesi i Prokurorisw sw DNA-së, z. Crin Nicu Bologa dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme, z. Arben Kraja. Nga ana e Drejtuesit të SPAK u prezantua misioni, struktura, funksionet, vështirësitë dhe arritjet e deritanishme të punës në SPAK. U bë anasjelltas një prezantim i punës së DNA-së. Pas ballafaqimit të punës dhe vështirësive të përbashkëta mes institucioneve homologe, u diskutua rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar gjithmonë në rritje dhe sa më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, në rajon apo më gjerë. Takimi i suksesshëm u mbyll me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes institucioneve homologe, SPAK-ut dhe DNA-së.