URDHËR

“Për shpallje njoftimi për testimin me shkrim si dhe për intervistën e strukturuar me gojë për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin specialist ndërlidhës pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta në faqen zyrtare të SPAK”

 

 

Në zbatim të Nenit 77 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”, Nenit 7 të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, proces-verbalit Nr. 40 Prot. datë 23.02.2022 i mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) në zbatim të Urdhërit të Drejtuesit të Prokurorisë Nr. 67 Prot, datë 04.02.2022 si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

 

U R DH Ë R O J:

 

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues Albion Maksim Aliko, në pozicionin Specialist Ndërlidhës, Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta, në mbështetje të nenit 74 dhe nenit 78 të Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”;
  2. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të proçedurës “Lëvizja Paralele” për testimin me shkrim si dhe intervistën me gojë për kandidatin si më poshtë:

Znj. Teuta Tefik Mboqe.

  1. Testimi me shkrim(do të zhvillohet mbi njohuritë e gjuhës së huaj anglisht) si dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”.
  2. Kandidati do të njoftohet individualisht për datën dhe orën e testimit me shkrim si dhe të intervistës së strukturuar me gojë;

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.