Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin Specialist pranë Sekretarisë Administrative

Në zbatim të Nenit 77 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 97/2016 “Për organizmin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin:
3 (Tre) Specialist pranë Sekretarisë Administrative – Kategoria ekzekutive: III-b

Pozioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë. Në rast se ky pozicion rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës “Lëvizja Paralele” sipas Ligjit të Nëpunësit Civil.
Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të lëvizjes paralele, rezulton se është përsëri vakant, ai do të jetë i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procerudës së pranimit në shërbimin civil.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

10/03/2022
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

15/03/2022
Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
• Pranon dokumentat dhe aktet proçeduriale;
• Bën kopje të aktit dhe i njëson ato me origjinalin;
• Rendit, numëron, inventarizon aktet, bën lidhjen e fashikullit apo të materialeve të tjera hetimore, sipas kërkesës së prokurorit;
• Përpilon shkresa për shoqërimin e akteve dhe fashikujve përkatës;
• Kryen detyra të ngarkuara posaçërisht nga Drejtuesi, Kancelari apo Prokurori.

1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori brenda sistemit të prokurorisë dhe më pas nëpunësit civil të cilët bëjnë pjesë në shërbimin civil.

1.1 Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike.
b- Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
c- Të kenë të paktën dy (2) vite përvojë pune;
d- Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër e vërtetuar me Diplomë/Çertifikatë për mbrojtjen e gjuhës së huaj.

1.2 Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim;
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Deshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Diplomë/Çertifikatë e cila vërteton njohuri të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër;
15. Cdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

10/03/2022
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

1.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë;
b) Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
c) Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë;
d) Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
• 40 pike per dokumentacionin e dorezuar, i ndare ne 20 pike per pervojen, 10 pike per trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushen perkatese, si dhe 10 pike per certifikimin pozitiv;

• 60 pike intervista me goje.

1.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posacme për të marrë këtë informacion.
2. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e vecanta
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
g – Të plotësojë kërkesat e posacme për nivelin e arsimimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posacme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Profesional” në Shkenca Juridike.
Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune;
c- Të zotërojnë njohuri të mira në gjuhën angleze e vërtetuar me Diplomë/Çertifikatë për mbrojtjen e gjuhës së huaj.

2.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë ( përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Deshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Diplomë/Çertifikatë e cila vërteton njohuri të gjuhës angleze ose të ndonjë gjuhe tjetër;
15. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën:
Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

15/03/2022
Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
2.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” do te shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë;
b) Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
c) Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë ne Republikën e Shqipërisë”;
d) Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
• Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
• Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 15 pikë)
• Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)

2.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. Kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posacme për të marrë këtë informacion.