URDHËR

“Për shpallje njoftimi të kandidatit fitues në përfundim të proçedurës “Lëvizja Paralele”
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, proces-verbalit Nr. 212 Prot. Datë 07.12.2021 i mbajtur nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) në zbatim të Urdhërit të Drejtuesit të Prokurorisë Nr. 402 datë 25.11.2021 si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare SPAK,

U R DH Ë R O J:

1. Publikimin ne faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues të proçedurës “Levizja Paralele” si me poshtë:
Z. Aldo Skender Cani, kandidat fitues në pozicionin Specialist IT, Sektori i Shërbimit të Teknologjisë dhe Informacionit, kategoria ekzekutive III-b;

2. Kandidati do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit Nr. 95/2016 i ndryshuar “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

3. Kandiatët e tjerë mund të paraqiten pranë Prokurorisë së Posaçme për tërheqjen e dokumentacionit të dorëzuar.

4. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon të gjithë kandidatët për pjesëmarrjen e tyre dhe i fton në proçedura të tjera punësimi.

5. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.