URDHËR

“Për shpallje njoftimi për intervistën e strukturuar me gojë për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin specialist IT pranë Sektorit të Shërbimit të Teknologjisë dhe Informacionit në faqen zyrtare të SPAK”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, proces-verbalit Nr. 212 Prot. datë 07.12.2021 i mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) në zbatim të Urdhërit të Drejtuesit të Prokurorisë Nr. 402 datë 25.11.2021 si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

 

U R DH Ë R O J:

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të proçedurës “Lëvizja Paralele” për fazën e intervistës së strukturuar me gojë për kandidatët si më poshtë:

Znj. Joana Gezim Skenderi;

Z.Aldo Skender Cani.

  1. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 22.12.2021 në orën 10:00.
  2. Kandidatët duhet të pajisen me mjetin e identifikimit ditën e intervistës.
  3. Kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar në këtë pozicion sipas proçedurës “Pranim në shërbim civil” do të lajmërohen nëpërmjet një njoftimi të dytë.
  4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.