NJOFTIM

Me datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori njoftim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, se në datë 10.12.2021 autoritetet policore Italiane kanë arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla.

Sot në datë 14.12.2021 Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Llalla nga Italia në Shqipëri.