URDHËR

“Për shpallje njoftimi të verifikimit paraprak të dokumentacionit për kategorinë ekzekutive III-b, sipas proçedurës Lëvizja Paralele në pozicionin specialist IT pranë Sektorit të Shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, proces-verbalit Nr. 212 Prot. datë 07.12.2021 i mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) në zbatim të Urdhërit të Drejtuesit të Prokurorisë Nr. 402 datë 25.11.2021 si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

 

U R DH Ë R O J:

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të listës emërore pas verifikimit paraprak të dokumentacionit sipas proçedurës “Lëvizja Paralele” për kandidatët si më poshtë:

         Z.Aldo Skender Cani;

         Znj. Joana Gëzim Skenderi.

  1. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”.
  2. Kandidatët e mësipërm do të njoftohen përmes një njoftimi të dytë në faqen zyrtare të Spak për datën dhe orën e intervistës së strukturuar me gojë.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.