URDHËR

“Për shpallje njoftimi për testimin me shkrim si dhe për intervistën e strukturuar me gojë për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin specialist ndërlidhës pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta në faqen zyrtare të SPAK”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, proces-verbalit Nr. 72 Prot. datë 07.05.2021 i mbajtuar nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelar) në zbatim të Urdhërit të Drejtuesit të Prokurorisë Nr. 106 datë 15.04.2021 si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,

U R DH Ë R O J:

1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të proçedurës “Pranim në shërbim civil” për testimin me shkrim si dhe intervistën me gojë për kandidatët si më poshtë:
Znj. Suela Çollaku;
Z. Albion Aliko.
2. Testimi me shkrim si dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjediset e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 20.05.2021 në orën 12:30-14:00 për testimin më shkrim dhe në orën 15:00-16:00 për intervistën e strukturuar me gojë.
3. Kandidatët duhet të pajisen me mjetin e identifikimit ditën e provimit.
4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.