URDHËR

“Për shpallje njoftimi për mbylljen e proçedurës Levizje Paralele dhe Pranim në Shërbim Civil për kategorinë ekzekutive III-b në pozicionin specialist ndërlidhës pranë Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhës për Hetime të Përbashkëta”
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, proces-verbalit Nr. 70 datë 30.04.2021 dhe proces-verbalit Nr. 72 datë 07.05.2021 nga ana e njësisë përgjegjëse (Kancelari) si dhe ne vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,
KONSTATOVA SE:
1. Kandidati e cila ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar sipas kritereve formale për pozicionin e shpallur në faqen zyrtare te datës 15.04.2021 për proçedurën “Lëvizje Paralele” është znj. Everalda Laçi;
2. Kandidatët të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar sipas kritereve formale për pozicionin e shpallur në faqen zyrtare te datës 15.04.2021 për proçedurën “Pranim në Shërbim Civil” janë:
Znj. Suela Çollaku
Z. Albion Aliko.
3. Kandidatët e mësipërm kanë plotësuar kushtet e të përgjithshme dhe të veçanta të vendosura në shpallje dhe janë kualifikuar për vazhdimin e mëtejshëm të konkurimit.
4. Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet faqes zyrtare të SPAK për datën, orën e testimit me shkrim apo/dhe intervistën e strukturuar me gojë bazuar në proçedurën e konkurimit të secilit nga të tre (3) kandidatët.
5. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.