Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil

Shpallje për lëvizje paralele dhe pranim në shërbim civil pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin Specialist Ndërlidhës, Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta.
Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Vendimit Nr. 243 datë 18/03/2015 i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
1 (Një) Specialist Ndërlidhës, Sektori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta, Kategoria ekzekutive: III-b

Pozicioni i mësipërm, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele!

Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai do të jetë të vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

Plotësimi i vëndeve te lira në shërbimin civil bëhet sipas rradhës te nenit 77 paragrafi 1 i Ligjit Nr. 97/2016 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

26/04/2021
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

30/04/2021
Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NË SHËRBIM CIVIL

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
• Bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare;
• Mbikqyr zbatimin e legjislacionit të brendshëm si dhe rrespektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë;
• Merr kërkesat e shteteve të tjera për të bërë hetime të posaçme për çështje penale;
• Merr masa për ekzekutimin brenda afateve ligjore të kërkesave në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në çeshtjet penale, përfshirë këtu ekstradimet, transferimet e të dënuarve, letërporositë ndërkombëtare, transferimet e proçedimeve duke u udhëhequr nga Prokurori i Sektorit etj.

1.LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e vecanta
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Drejtësi;
b) Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën e Drejtësisë;
c) Preferohet të zotërojnë të paktën një çertifikatë njohurie në fushën kompjuterike;
d) Të zotërojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze;

1.2 Dokumentacioni dhe mënyra e dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Deshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

26/04/2021
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE

1.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Prokuroria e Posaçme për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë;
b-Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë ne Republikën e Shqipërisë”;
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
d-Njohuritë mbi ligjin nr. 10 193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale” i ndryshuar;
e-Konventa Ndërkombëtare për Ndihmen e Ndërsjelltë Juridike Nr 8498 date 10.06.1999;
f- Konventa e Kombeve te Bashkuara kunder Krimit te Organizuar Nderkombetar dhe dy protokollet shtese te saj Nr. 8920, date 11.07.2002;
g-Konventa për transferimin e personave të dënuar Nr.8499, date 10.6.1999;
h-Konventa mbi ekstradimin Nr. 8322, datë 2.4.1998;
j-Konventa per transferimin e proçedimeve ne çeshtjet penale Nr.8497, date 10.6.1999.

1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
• Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 40 pikë)
• Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 60 pikë)
1.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe menyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Prokuroria e Posacme do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të saj dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, pasi të këtë përfunduar verifikimi i kushteve të sigurisë sipas nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit 95/2016.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Prokuroria e Posaçme, për rezultatet (nëpërmjet adresës së emailit).

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet gjithashtu të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Prokurorisë së Posaçme.

2. PRANIM NË SHËRBIM CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës pranim në shërbimin civil.

Ky informacion do të merret në faqen e SPAK.

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
b- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Drejtësi;
b) Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën e Drejtësisë;
c) Të zotërojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze;
2.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formularët e firmosur sipas nenit 6, paragrafi 1 të Ligjit të SPAK;
2. Kërkesë për punësim
3. CV të detajuar së bashku me një foto;
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
5. Vërtetim të gjëndjes shëndetsore;
6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
7. Vlerësimi i fundit nga eprori direkt;
8. Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë certifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
9. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
10. Deshmi penaliteti;
11. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
12. Fotokopje të librezës së punës ose të sigurimeve shoqërore;
13. Vërtetim banimi;
14. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vëndit, duhet të jenë të njohura paraprakisht nga institucioni përgjegjës për njohjen e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet duke u dorëzuar me postë ose fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit duhet të bëhet brenda datës: 30/04/2021.

2.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
SPAK do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proçedurën “Pranim në shërbim civil”, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga SPAK, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 Fushat e njohurive, aftësistë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista
Kandidatët do të testohen në lidhje me:

a- Njohuritë mbi Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë;
b-Njohuritë mbi ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë ne Republikën e Shqipërisë”;
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
d-Njohuritë mbi ligjin nr. 10 193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale” i ndryshuar;
e-Konventa Ndërkombëtare për Ndihmen e Ndërsjelltë Juridike Nr 8498 date 10.06.1999;
f- Konventa e Kombeve te Bashkuara kunder Krimit te Organizuar Nderkombetar dhe dy protokollet shtese te saj Nr. 8920, date 11.07.2002;
g-Konventa për transferimin e personave të dënuar Nr.8499, date 10.6.1999;
h-Konventa mbi ekstradimin Nr. 8322, datë 2.4.1998;
j-Konventa per transferimin e proçedimeve ne çeshtjet penale Nr.8497, date 10.6.1999.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.


2.5 Mënyra ë vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen ne lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e poziivonit të punës sipas rubrikës së vlerësimit të mëposhtme:
• Vlerësim me shkrim. (deri në 60 pikë)
• Jetëshkrim, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të rezultateve të vlerësimit në punë, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur proçesi i certifikimit nuk është kryer, vitet e përvojës profesionale në pozicionin përkatës, vitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvojën profesionale që lidhet me fushën e pozicionit përkatës si dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën. (deri në 15 pikë)
• Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. (deri në 25 pikë)

2.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të SPAK dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e SPAK.