URDHËR

“Për shpallje njoftimi të kandidatit fitues në përfundim të proçedurës “Ngritje në detyrë” për pozicionin Përgjegjës sektori, Sektori i Regjistrave pranë Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” Neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,

URDHËROJ:

1.Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidates fituese të proçedurës “Ngritje në detyrë”:

Znj. Denisa Bruçi, kandidate fituese në pozicionin Përgjegjës Sektori, Sektori i Regjistrave pranë Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore.

2.Kandidatja shpallet fituese pas ezaurimit të fazës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, ashtu si parashikon VKM Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar, Kreu III.

3.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.