“Për shpallje njoftimi për testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë për pozicionin Përgjegjës sektori, në Sektorin e Regjistrave pranë Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore në faqen zyrtare”
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar datë 18.03.2015 i ndryshuar, Proçes-Verbalit Nr. 09 Prot, datë 08.02.2021 i mbajtur nga ana e Njësisë Përgjegjëse (Kancelari), si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare SPAK,
URDHËROJ:
1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë tëproçedurës “Ngritje në detyrë” për kandidaten znj. Denisa Bruçi, si e vetmja kandidate e cila ka konkuruarpër këtë pozicion sipas shpalljes në faqen zyrtare bazuardhe në Proçes-Verbalin nga ana e Njësisë Përgjegjëse Nr. 09 Prot, datë 08.02.2021.
2. Testimi me shkrim dhe intervista me gojë do tëzhvillohet në mjedisin e Prokurorisë së Posaçme kundërKorrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën19.02.2021 në orën 10:00 për testimin me shkrim dhe në12:00 për intervistën e strukturuar me gojë.
3. Për zbatimin e këtij urdhëri njoftohet Komisioni iPranimit për proçedurën “Ngritje në detyrë”.
4. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.