“Për shpallje njoftimi për mbylljen e proçedurës Levizje Paralele dhe Ngritje në Detyrë për kategorinë e ulët drejtuese në pozicionin Përgjegjës Sektori, në sektorin e Regjistrave pranë Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore”
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar si dhe ne vijim të njoftimit në faqen zyrtare të SPAK,
KONSTATOVA SE:
- Nuk ka kandidat i/e cili/a ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për pozicionin e shpallur sipas njoftimit në faqen zyrtare te datës 22.01.2021 për proçedurën Lëvizje Paralele;
- Proçedura e punësimit për “Levizje Paralele” mbyllet;
- Kandidatia e cila ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për pozicionin e shpallur sipas njoftimit në faqen zyrtare te datës 22.01.2021 për proçedurën “Ngritje në Detyrë” është znj. Denisa Bruçi;
- Znj. Denisa Bruçi do t’i nënshtrohet verifikimit paraprak të dokumentacionit nga ana e njësisë përgjegjëse;
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme
Arben KRAJA