NJOFTIM

Mbi përfundimin e gjykimit të procedimit penal në ngarkim të pandehurve Admir Hoxha, etj.

 

Me datën 01.02.2021 ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë i procedimit penal në ngarkim të pandehruve Admir Hoxha, etj., Në përfundim nga gjykata janë deklaruar fajtor të gjithë të pandehurit e akuzuar nga Prokuroria e Posaçme, për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre. 

Për tre nga të pandehurit është dhënë vendim fajësie edhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Është vendosur gjithashtu konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, në pronësi  të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprës penale. Vlera e pasurive të konfiskuara dhe kaluara në favor të shtetit është rreth 5 (pesë) milion eur.

Më poshtë është në mënyrë të përmbledhur vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 9, datë 01.02.2021 :

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjevi Ndoka për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim. 
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Gjevi Ndoka me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Gjevi Ndoka me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Esat Mehmeti për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Esat Mehmeti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim. 
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Esat Mehmeti për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin përfundimisht të të pandehurit Esat Mehmeti me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Esat Mehmeti me 10 (dhjetë) vjet burgim.

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Petrit Sulejmani për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Petrit Sulejmani për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim. 
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Petrit Sulejmani të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Petrit Sulejmani me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Sulejmani për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Sulejmani për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. 
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Saimir Sulejmani me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Saimir Sulejmani me 8 (tetë) vjet burgim.

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Avdyli, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Avdyli, për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Altin Avdyli me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Altin Avdyli me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hajri Seferi, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hajri Seferi, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hajri Seferi, për veprat penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Hajri Seferi me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Hajri Seferi me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Jahelezi, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy)vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Orges Jahelezi për kryerjen e veprës penaleProdhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Orges Jahelezi me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Orges Jahelezi me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Mario (alias Edinjo) Zeqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Mario (alias Edinjo) Zeqiri me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Shehaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Elton Shehaj me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardit Gjyriqi, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Ardit Gjyriqi me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër)vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim. 
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim. 
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir Hoxha për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim,parashikuar nga neni 287/1, gërma ‘’b’’, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë)vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Admir Hoxha me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Admir Hoxha me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. 

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Hekuran Hoxha për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’,në bashkëpunim,parashikuar nga neni 287/1, gërma ‘’b’’, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë)vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Hekuran Hoxha me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Hekuran Hoxha me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevit Shuti për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevit Shuti për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevit Shuti për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Xhevit Shuti me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Xhevit Shuti me 8 (tetë) vjet burgim. 

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Flamur Çelaj për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Flamur Çelaj për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Flamur Çelaj për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Flamur Çelaj me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Flamur Çelaj me 8 (tetë) vjet burgim. 

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Vehbi Berushi për për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre)vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Vehbi Berushi për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Vehbi Berushi për veprën penale “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/c i Kodit Penal dhe në lidhje me nenet 28/4, 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal,dënimin e të pandehurit Vehbi Berushi me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Vehbi Berushi me 8 (tetë) vjet burgim. 

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurës Anila Shuti, për veprën penale “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi i substancave kimike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 285, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurës Anila Shuti me 2 (dy) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal,pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën Anila Shuti për një afat 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kohës së provës të mos kryejë asnjë vepër penale tjetër. 

 

 

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Avdyli për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’,në bashkëpunim,parashikuar nga neni 287/1, gërma ‘’b’’, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Shkëlqim Avdyli me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 

 

Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :

 

  • Bar-Restorant, Hotel “ADOR 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 
  • Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit. 
  • Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.