“Për shpallje njoftimi te kandidatit fitues në përfundim të proçedurës “Ngritje në detyrë” për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financës.
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” Neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,
URDHËROJ:
- Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatit fitues të proçedurës “Ngritje në detyrë”:
Mariel Frroku, kandidat fitues në pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financës, kategoria e mesme drejtuese II-b.
- Kandidati do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme
Arben KRAJA