URDHËR

“Për shpallje njoftimi për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë për kategorinë e mesme drejtuese II-b në faqen zyrtare”

Në zbatim të Ligjit Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së 243 datë 18.03.2015 i ndryshuar, Proçes-verbalit Nr. 54 datë 29.12.2020 i mbajur nga ana e njësisë përgjegjëse Kancelar-i si dhe në vijim të njoftimi në faqen zyrtare SPAK,

URDHËROJ:

  1. Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të proçedurës “Ngritje në detyrë dhe Pranim në shërbim Civil” për tëstimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë për kandidatët si më poshtë:
  • Z. Erion Semani kandidat për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore kategoria e mesme drejtuese II-b;
  • Z. Mariel Frroku kandidat për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financës kategoria e mesme drejtuese II-b;
  • Z. Besnik Çina kandidat për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financës, kategoria e mesme drejtuese II-b.
  1. Testi me shkrim si dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në mjedisin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 14.01.2021 në orën 12:00-13:00 për testimin me shkrim dhe në orën 13:30-14:30 për intervistën e strukturuar me gojë.
  2. Të gjithë kandidatët duhet të pajisen me mjetin e identifikimit ditën e provimit.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëhere.

 

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme

Arben KRAJA