URDHËR

“Për shpallje njoftimi për mbylljen e proçeduraës së verifikimit të dokumentacionit për katëgorinë e mesme drejtuese në pozicion Drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financës dhe Drejtor i Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, Proçes-verbalit Nr. 54 datë 29.12.2020 i mbajtuar nga ana e Kancelarit si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare SPAK,

KONSTATOVA SE:

  1. Njësia përgjegjëse pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për pozicionet e shpallura në faqen zyrtare brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 01.12.2020 për proçedurat:“Ngritje në detyrë” dhe “Pranim në shërbim civil” konstatoi se:
  • Z.Erion Semani plotëson të gjitha kriteret formale të përcaktuara në shpallje për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore kategoria e mesme drejtuese II-b;
  • Z.Mariel Frroku plotëson të gjitha kriteret formale të përcaktuara në shpallje për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financës kategoria e mesme drejtuese II-b;
  • Z.Besnik Çina plotëson të gjitha kriteret formale të përcaktuara në shpallje për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financës kategoria e mesme drejtuese II-b.
  1. Kandidatët do të njoftohen për fazat e mëtejshme të testimit me shkrim dhe të intervistës së strukturuar me gojë pas një njoftimi të dytë.
  2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME 

Arben KRAJA