“Për shpallje njoftimi të kandidatëve fitues në përfundim të proçedurës Pranim në shërbim Civil për kategorinë ekzekutive III-b dhe Ngritje në detyrë për kategorinë e ulët drejtuese III-a në faqen zyrtare”
Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 si dhe në vijim të njoftimeve në faqen zyrtare të SPAK,
URDHËROJ:
- Publikimin në faqen zyrtare të SPAK të kandidatëve fitues si më poshtë:
Znj. Gentijana Veselaj kandidate për pozicionin specialist i burimeve njerëzore;
Znj. Enxhi Gjata kandidate për pozicionin specialist finance;
Znj. Elsa Spahiu kandidate për pozicionin specialist IT;
Rei Meçani kandidat për pozicionin specialist regjistri;
Artir Pashollari kandidat për pozicionin përgjegjës IT.
- Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të kushteve të sigurisë sipas nenit 6 të Ligjt “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
- Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME
Arben KRAJA