URDHËR

“Për shpallje njoftimi për testimin me shkrim si dhe për intervistën e strukturuar me gojë për kategorinë ekzekutive III-b në faqen zyrtare”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar si dhe VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, proçes verbal-it Nr. 36, datë 22.10.2020 i mbajtur nga Kancelari si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare SPAK,

URDHËROJ:

  1. Publikimin ne faqen zyrtare të SPAK të fazës së dytë të proçedurës “Pranim në shërbimin civil” për testimin me shkrim si dhe intervistën e strukturuar me gojë për kandidatët si më poshtë:

Znj.  Anisa Dema kandidate për pozicionin sekretar ligjor;

Znj. Bleranda Canaj kandidate për pozicionin sekretar ligjor;

Znj. Beklie Lala kandidate për pozicionin sekretar ligjor;

Znj. Enida Çami kandidate për pozicionin sekretar ligjor;

Znj. Griselda Muça kandidate për pozicionin sekretar ligjor;

Znj. Merjon Bala kandidate për pozicionin sekretar ligjor;

Znj. Eliverta Kasa kandidate për pozicionin sekretar ligjor.

  1. Testi me shkrim si dhe intervista e strukturar me gojë do të zhvillohet në mjedisin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Rruga: “Jordan Misja”, në datën 23.11.2020 në orën 12:00-13:00 për testimin me shkrim dhe në orën 14:00-15:00 për intervistën e strukturuar me gojë.
  2. Të gjithë kandidatët duhet të pajisen me mjetin e identifikimit ditën e provimit.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME

Arben KRAJA