URDHËR

“Për shpallje njoftimi për mbylljen e proçedurave të punësimit për katëgorinë e mesme drejtuese në pozicion Drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financës”

Në zbatim të Ligjit Nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” neni 7, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil” i ndryshuar, VKM-së Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar, VKM-së Nr. 243, datë 18.03.2015 i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimit në faqen zyrtare SPAK,

 

KONSTATOVA SE:

 

  1. Njësia përgjegjëse pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për pozicionet e shpallura në faqen zyrtare brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 30.09.2020 për proçedurat: “Lëvizje Paralele” , “Ngritje në detyrë” dhe “ Pranim në shërbim civil” konstatoi se:

    Nuk ka kandidat i/e cili/a plotëson të gjitha kriteret të përcaktuara në shpallje.

  2. Proçedura mbyllet dhe do të rihapet pas një njoftimi të dytë.
  3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME 

Arben KRAJA